UEFA takim me Shoqatën e Klubeve Europiane, si do veprohet me Championsin?

Koronavirusi ka shkaktuar kaos total në botën e futbollit.

Pasi u diskutua sesi do të mbyllen kampionatet, “Corriere dello Sport” zbulon se çfarë është diskutuar në takimin e djeshëm mes UEFA-s dhe ECA-s (Shoqatës së Klubeve Europiane) dhe Ligave Europiane, që përfaqëson ligat kombëtare.

Prioriteti mbetet përfundimi i kampionateve europiane me çdo mënyrë që preferojnë, por me një afat kohor mbi të cilin nuk duhet të kalohet: mesi i muajit korrik.

Në këtë pikë, ambicia është që të rinisë Liga e Kampioneve dhe Europa League, duke e strukturuar si dy turne të vegjël europiani: një formulë që lejon mbylljen e sezonit në harkun e dy javëve.

Kështu sezoni 2019-20 do të mbyllen zyrtarisht në gusht, do të shpëtoheshin pushimet e lojtarëve. Në këtë rast nisja e sezonit 2020-21 do të bëhej normalisht, duke mos i ngushtuar afatet për Europianin e shtyrë në verën e vitit 2021.


Shtuar 25.03.2020 12:13