“Tronditet” Arsenal, Brighton i merr fitoren në minutat e fundit (VIDEO)

Arsenali nuk po kalon një formë të mirë pas rikthimit nga pandemia. Pas humbjes së pranueshme deri diku ndaj City, merr një “shuplakë” edhe nga Brighton.

“Topcinjtë” arritën të zhbllokonin ndeshjen në pjesën e dytë falë një super goli të Pepe në minutën e 68′, por vendasit reaguan shpejt dhe barazuan rezultatin në minutën e 75′ me Dunk.

Teksa të gjithë po prisnin fërshëllimën e trefishtë të arbitrit, vendasit shënojnë edhe golin e dytë dhe të fitores.

Përvec humbjes, Arsenal sot humbi edhe portierin titullar, Leno i cili u dëmtua rëndë dhe ende nuk dihet sa do të mungojë. /albeu.com/


Shtuar 20.06.2020 16:04