Tifozët e United shpërthejnë ndaj drejtorit ekzekutiv, i sulmojnë shtëpinë

Prej kohësh United nuk po arrinë të kapë majat si në kohën e Ferguson, tifozët ndjehen të zhgënjyer me zgjedhjet e klubit dhe kanë filluar ta braktisin skuadrën.

Një grup i tifozëve të zemëruar të Manchester Unitedit e gjuajtën me fishekzjarrë dhe bombola gazi shtëpinë e drejtorit ekzekutiv të shumëkritikuar të klubit, Ed Woodëardit.

Disa fotografi tronditëse nga mbrëmja e së martës tregojnë se rreth 20 tifozë, të mbuluar me kapele – të cilët besohet se janë pjesë e grupit të famshëm të huliganëve, “Burrat në të zezë” – e sulmuan shtëpinë e zyrtarit të Manchester Unitedit në Cheshire.

Grupi i tifozëve u grumbullua jashtë shtëpisë së Woodëardit dhe filluan të sulmojnë nga porta e oborrit të shtëpisë së zyrtarit të Djajve të Kuq.

Woodëard, bashkëshortja e tij dhe fëmijët nuk ishin në shtëpi gjatë këtij incidenti.

Tifozët fillimisht telefonuan në shtëpi për t’ua hapur derën. Kur nuk u përgjigj askush, tifozët e ngjyrosën me të kuqe derën, e gjuajtën një bombole të kuqe gazi në oborr dhe pastaj e drejtuan një fishekzjarrë drejt shtëpisë së Woodëardit.

Klubi reagoi duke thënë se dhuna e tillë është e papranueshme dhe se pjesëmarrësit në këtë incident do të dënohen duke u pezulluar përjetësisht nga Old Traffordi.


Shtuar 29.01.2020 07:41