Thellohet kriza te Barcelona, nga Spanja raportohet për “dorë të hekurt” brenda klubit

Pas konfliktit mes Messit dhe Abidal, situata te Barcelona vazhdon të jetë e tensionuar.

Barcelona ka negociuar me lojtarët një ulje prej 70 për qind të pagës për t’u përgatitur për pasojat e pashmangshme ekonomike që e presin klubin gjatë kohës së koronavirusit.

Pozicioni i Josep Bartomeu është gjithnjë e më i pasigurt, dhe gazeta katalane sport shkruan se futbollistët e Barcelonës, të udhëhequr nga Messi, kanë filluar të rebelohen kundër tij dhe diktaturës që ai po imponon.

Emili Rousaud dhe Enrique Tombas, dy nga nënkryetarët e Barcelonës, që qëndruan pranë lojtarëve për t’i mbështetur ata në përplasjen me Bartomeun janë pushuar nga presidenti i klubit.

Tombas thuhet se u zemërua shumë, por nuk pranonte ta zbulonte gjëra për publikun, ndërsa Rousaud haptas tha se e shihte aktin si tradhti, duke shtuar se menaxhmentit i mungonte besueshmëria e drejtimit të klubit.

Sport pretendon se do të ketë edhe shkarkime tjera nga Barcelona, për gjithë ata që nuk janë në të njëjtën vije me Bartomeun./


Shtuar 9.04.2020 12:14