Tërbohet Reali, nuk respektohet marrëveshja për Hazard

Real Madrid është zemëruar me Federatën Belge të futbollit.

Klubi spanjoll, në fakt, i ishte lutur kësaj të fundit që të mos i grumbullonte Eden Hazard dhe Thibaut Courtois për dy sfidat e Nations League.

Portieri është kthyer në Spanjë të premten dhe i është bashkuar grumbullimit të skuadrës së Zidane, ndërsa fantazisti ka qëndruar me shokët e skuadrës së kombëtares, por nuk është aktivizuar nga trajnerit Martinez as në ndeshjen e së martës kundër Islandës.

Sipas AS, marrëveshja ishte që ish-ylli i Chelsea-t të luante disa minuta dhe vetë trajneri ka siguruar në konferencë për shtyp se kjo do të ndodhte.

Megjithatë, Hazard nuk ka luajtur asnjë minutë dhe kjo gjë ka tërbuar Los Blancos.

/telesport/


Shtuar 9.09.2020 18:02