Këta janë dy emrat e rinj që futen në Qeveri

Sot janë emëruar dy zëvendës ministrat e rinj të ministrisë së Drejtësisë pas vendimit të Këshillit të Ministrave.

Emrat e rinj janë Klajd Karameta dhe Adea Pirdeni të cilët kanë marrë postin si zëvendësit e Etilda Gjonajt te Drejtësia.

Pirdeni e Karameta, janë prezantuar në mbledhjen e sotme të qeverisë. Ata zëvendësojnë në këtë detyrë Toni Gogën, ish-zv.ministër i larguar prej kohësh nga ky post, dhe Fjoralba Cakën, e cila dha dorëheqjen në muajin korrik 2020.

Ndryshimet në ministrinë e Drejtësisë vijnë 8 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.


Shtuar 9.09.2020 17:52