Telles nuk rinovon me Porton, gati transferimi te Chelsea

Chelsea po punon për të tranferuar mbrojtësin e Portos, Alex Telles , para përfundimit të sezonit.

The Blues tashmë kanë filluar me përforcime për sezonin e ri, pasi në muajin e kaluar e transferuan Hakim Ziyechin nga Ajaxi.

Sipas asaj që raporton The Sun, mbrojtësi i majtë ka refuzuar të vazhdojë kontratën me skuadrën portugeze.

27-vjeçari ka kontratë me Porton deri në verën e 2021, andaj janë të detyruar që ta shesin atë në mënyrë që mos ta humbin si të lirë.

Marcos Alonso dhe Emerson Palmieri nuk po pëlqehen nga Frank Lampard, andaj Telles është dëshira e anglezit për edicionin e ri.

Chelsea mund të transferojë mbrojtësin për një shumë rreth 35 milionë euro.


Shtuar 3.03.2020 08:18