“Të q**sha policinë”, Meguajër goditi dhe ofendoi forcat e rendit! Zbardhet dosja që fundos mbrojtësin

Herri Meguajër u përfshi në një konflikt në ishulin grek Mikonos. Fillimisht u aludua se mbrojtësi i Mançester Junajtid ishte konfliktuar me një grup shqiptarësh pasi këta të fundit kishin tentuar të drogonin motrën e anglezit, por të gjitha këto janë hedhur poshtë pasi është zbardhur dosja.

Sipas “The Sun” që ka zbardhur dojsen e Meguajërit ku ka siguruar dëshimtë e njërit prej policëve dhe shoferit që po i shoqërontë në Greqi. Sipas dosjes së zbardhur punonjësi i policisë tregoi fakte shokuese. “ Ata filluan të shanin policinë. Të q**sha policinë. Ata ofenduan edhe Greqinë. Meguajër sulmoi rrshterin pas ndërhyrjes së policisë. Ai e shtyu dhe e goditi në këmbën e majtë duke i shkaktuar enjte.

Edhe i vëllai i tij sulmoi një polic tjetër duke i shkaktuar plagë në buzë. Gjatë arrestimi të pandehurit bënë mjaft rezistencë”. Versionin e punjonjësit të policisë e mbështet edhe shoferi që po shoqëronte Meguajërin dhe miqtë e tij. “Me 21 gusht shkova për të marrë 8 klientë britanikë. Disa prej tyre hipën në makinë dhe disa të tjerë jo. Aty e kuptova se po bëhej një zënkë jashtë. Dola jashtë dhe u mundova ti qetësoj.

Në atë moment erdhën katër burra që u prezantuan si oficerë policie. Pashë një nga klientët e mi që goditi një nga policët. Më pas policia më kërkoi ti dërgoja në një stacion policie dhe ashtu bëra. Dy klientët e mi shanin policinë”, tregon shoferi që shoqëroi Meguajërin.


Shtuar 1.09.2020 17:45