Rrugorja me “dorë të hekurt”: Pesë të arrestuar, gjoba e heqje patentash brenda pak orëve

Policia Rrugore ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë pëzulluar 41 leje drejtimi, janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe 981 masa administrative.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejura, mos të drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, pasi nga analiza e aksidenteve të ndodhura me pasojë në jetën e qytetarëve, por edhe ato me dëme materiale rezulton se në shumicën e rasteve shkaku i aksidenteve lidhet me shkeljen e rregullave të sipërcituara.

Njoftimi i plotë

Drejtoria e Policisë Rrugore, 01 shtator 2020.

Gjatë 24 orëve të fundit: 41 leje drejtimi të pezulluara, 5 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 981 masa administrative.

Policia Rrugore në të gjithë vendin ka vijuar kontrollet me radar, drager e dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor 📸🚔🚓✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore🚑.

Kontrollet kanë vijuar në të gjitha akset rrugore nacionale me radar dhe si rezultat janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, 29 drejtues mjetesh u është tërhequr leja e drejtimit për shpejtësi mbi normën e lejuar, shpejtësi që varionin nga 40 deri në 60 km/h, mbi normën e lejuar 🙏✈️!!!. 🏠????🚑????.

Një drejtues mjeti që qarkullonte me shpejtësi nuk i është bindur urdhërit për ndalim dhe kur është kapur nga patrullat e policisë rrugore të Durrësit, pas testit të alkoolit ka dalë që drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit 0.29 mg/l.

Janë vendosur 145 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 16 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë;

3 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

167 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 179 për përdorim të celularit;

126 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 345 masa për parkime të gabuara.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 12 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur 3 drejtues mjetesh, si dhe 2 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejura, mos të drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, pasi nga analiza e aksidenteve të ndodhura me pasojë në jetën e qytetarëve, por edhe ato me dëme materiale rezulton se në shumicën e rasteve shkaku i aksidenteve lidhet me shkeljen e rregullave të sipërcituara.

#zbatorregullatudhëtoisigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos🛫🛣️
#MosPërdor🥃gjatë drejtimit të🚘


Shtuar 1.09.2020 17:54