Të premten hidhet shorti për raundet preliminare në Ligën e Kampioneve

UEFA ka njoftuar për shortin që do të hidhet të premtën, për raundin preliminar në Ligën e Kampionëve.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë ka publikuar edhe koeficientët për skuadrat e niveleve më të ulëta, ku bëjnë pjesë edhe skuadrat e Kosovës.

Kampionët e katër kombeve të rangut më të ulët në renditjen e koeficientëve të klubeve të asociimit UEFA 2019 (Irlanda Veriore, Kosova, Andorra, San Marino) hyjnë në raundin preliminar, thuhet në njoftimin e UEFA.


Shtuar 16.07.2020 15:46