Të gjithë pas Kumbullës, të paktën 10 ekipe po e ndjekin nga afër

Verona mbetet një nga surprizat e bukura të Serisë A.

Skuadra verdheblu fitoi në fundjavë 2-1 ndaj Genoas, por sytë e të paktën 10 klubeve të mëdha europiane ishin përqendruar diku tjetër.

Ata kanë vëzhguar talentin kuqezi, Marash Kumbullën, të ardhmen e mbrojtjes së Kombëtares shqiptare.

Nga ekipet e Serie A, në tribunë ishin përfaqësues të Juventusit, Milanit, Fiorentinës, Atalantës, por jo ata të Interit, skuadër që dukej pranë blerjes së mbrojtësit kuqezi.

Sipas Sky Sport, futbollisti u vëzhgua edhe nga përfaqësues të Manchester United, klub që duket gati të paguajë 15 milionë euro, por edhe nga Chelsea e Southampton nga Premier League angleze.

Të tjera skuadra që kanë vëzhguar talentin shqiptar ishin Borussia Dortmund dhe Eintracht Frankfurt në Bundesligën gjermane dhe Betis Sevilla në La Liga spanjolle.


Shtuar 13.01.2020 11:01