Njeriu më i pasur në botë dhuron shumën e majme për viktimat e zjarrit në Australi (FOTO LAJM)

Shefi i Amazon, Jeff Bezos, i cili është një nga njerëzit më të pasur në botë, ka bërë një dhurim mjaft bujar për krizën e zjarrit në Australi. Ai ka dhuruar jo pak, por plotë 1 milionë dollarë.

Që prej muajit shtator, flakët kanë shkaktuar kaos në të gjithë vendin. Deri më tani, 27 persona kanë ndëruar jetë dhe një numër mjaf i madh kafhsësh ka ngordhur, të shkrumbuara nga zjarret masive.

Gjatë javës që lamë pas, të shumtë kanë qenë personat e famshëm, të cilët kanë bërë dhurime për Australinë. Mes tyre është Chris Hemsworth dhe Elon John, të cilët dhuruan nga 1 milion dollarë secili. Sëfundmi, këtij dhurimi i është bashkuar edhe numri një i Amazon.

Me një pasuri që vlerësohet në mbi 116 bilion dollarë, Bezos bëri një lajmërim në Instagram, ku lajmëroi veprimin e tij. Ai shkruante:

Zemrat tona shkojnë për të gjithë australianët, të cilët po luftojnë me flakët shkatërruese. Amazon po dhuron 1 milion dollarë për shërbimet dhe githçka që ky vend mund të ketë nevojë”.
Dhurimi do të jepet përmes Kryqyit të Kuq Australian, “Salvation Army Australia”, organizatës së bamirësisë për kafshët, Wires dhe “Australia’s Rural and Country Fire Services”.


Shtuar 13.01.2020 10:59