Sulmuesi i Realit mposht koronavirusin, por humb sfidën e Champions

Pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, Mariano Diaz ka dalë negativ në testin e fundit.

11 ditë pas u konfirmua pozitiv me koronavirus, tashmë sulmuesi është i shëndetshëm.

Megjithatë Mariano duhet të kalojë edhe një test të fundit për Covid-19 që të konfirmohet plotësisht i pastër nga virusi.

Lojtari nuk ka udhëtuar me ekipin e tij të Real Madridit në Angli për ndeshjen ndaj Manchester Cityt në Champions.


Shtuar 7.08.2020 18:34