Sulmuesi i Chelsea i infektuar me koronavirus, Lampard tregon gjendjen e tij

Chelsea hap qendrën stërvitore, por jo për të gjithë futbollistët.

Klubi londinez ka njoftuar se pas dezinfektimit të ambienteve, kompleksi ka nisur të funksionojë, por vetën për ata që nuk kanë pasur kontakte të afërta me Callum Hudson-Odoi (sulmuesin e ri që rezultoi pozitiv me Covid-19) e që nuk janë në izolim.

Për futbollistin e infektuar me Koronavirus foli edhe trajneri Frank Lampard, i cili sqaroi: “Jam i lumtur të them se Callum ka bërë përparime të mëdha dhe tani ndihet shumë mirë. Kjo na interesonte më shumë.

Për fat të keq, e dimë që jo të gjithë të prekurit do të jenë mirë, kështu që nxis familjen e futbollit dhe të gjitha sportet të reagojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe të vënë shendetin në plan të parë. Nuk jam mjek, nuk mund dhe nuk dua të jap këshilla, por i ftoj të gjithë që personave më të prekshëm, pleqtë, ata që jetojnë vetëm, t’u sigurohet kujdesi”.


Shtuar 18.03.2020 10:25