SKANDAL/ Djokovic me këngë nacionaliste për Kosovën (VIDEO)

Novak Djokovic dhe kolegët e tij në ekipin përfaqësues të Serbisë në tenis që garoi në ATP Cup, përveç për rezultatet sportive, për fat të keq vëmendjen në opinion po e marrin edhe me provokime nacionaliste.

Djokovic ka postuar një video në instagram ku dëgjohet duke kënduar këngën Vidovdan 1389, një nga “himnet” nacionaliste serbe në raport me Kosovën.

Përveç Djokovicit aty shihen edhe kolegët e tij të tjerë në ekipin kombëtar si Troicki, Lajovic, Zimonjic dhe të tjerë bazuar në pamjet e postuara në rrjete sociale.

Serbia doli fituese e kupës së ATP-së, garë të cilën shumica e tenistëve e shfrytëzuan edhe si përgatitje për Australian Open, grand slam turneun e parë të këtij sezoni, që zhvillohet në Melburn.


Shtuar 12.01.2020 19:33