Shtyrja e Europianit buzëqeshin 11 yjet

Për shkak të përhapjes së shpejtë të coronavirusit Kampionati Europian që do të duhej të startonte normalisht 12 qershorit të këtij viti , është shtyrë për një vit tjetër.

Nëse do të zhvillohej këtë vit, disa yje të futbollit të kontinentit të vjetër nuk do të mund të merrnin pjesë.

Bëhet fjalë për emra si Eden Hazard, Nicolo Zaniolo, Memphis Depay, Harry Kane, Merih Demiral, Marcos Asensio, e disa të tjerë, që kanë pësuar dëmtime të rënda dhe pritej të mbeteshin jashtë garës më të rëndësishëm të vitit.

Megjithatë shtyrja për një vit e Kampionatit Evropian u ka dhënë një tjetër shans këtyre lojtarëve për të qenë gati për vitin e ardhshme.

Me t anë fushë Euro 2021, do të jetë më e bukur, pasi pritet të startojë më 11 qershorin e vitit të ardhshëm.

Më poshtë e gjeni listën e futbollistëve që nuk do të ishin në Euro 2020.

Nicolo Zaniolo – Itali

Merih Demiral – Turqi

Eden Hazard – Belgjikë

Marcos Asensio – Spanjë

Harry Kane – Angli

Moussa Sissoko – Francë

Ousmane Dembele – Francë

Steven Bergwijn – Holandë

Memphis Depay – Holandë

Niklas Sule – Gjermani

Leroy Sane – Gjermani


Shtuar 17.03.2020 16:20