Shpërthen Mourinho, akuzon lojtarët për humbjen dhe gjyqtarët

Skuadra e Tottenham e nisi keq sezonin e ri në Premier Ligë duke u mposhtur me rezultat 0:1 nga Everton.

Trajneri i Spurs, Jose Mourinho nuk është ndarë aspak i kënaqur me futbollistët pas ndeshjes, transmeton Indeksonline.

“Unë mendoj se humbja erdhi për shkak të mënyrës se si ne bëmë presion. Presioni ynë ishte shumë i dobët. Ishte një presion dembel. Përkundër kësaj, në pjesën e parë kemi pasur disa momente të mira. Presioni ishte i dobët, kjo krijon çekuilibër. Unë gjithashtu mund të shihja se disa nga lojtarët e mi nuk ishin të aftë fizikisht”, tha portugezi.

Mourinho pastaj akuzoj gjyqtarët se tek goli i Everton i lanë lojtarët mysafirë të afrohen më afër me top gjatë ekzekutimit të faullit.

“Në pjesën e dytë kur ata shënuan golin, nuk është një justifikim, por me kaq shumë gjyqtarë në fushë, ata goditën faullin me pesë metra ndryshim, pra e afruan topin”, përfundoi Mourinho.

Portugezi është i njohur për qasjen e drejtpërdrejt që e ka dhe për ankesat ndaj referëve.


Shtuar 13.09.2020 20:07