Shkëmbimi Verrati-Pjanic më pranë se kurrë

Juventus po shikon për opsionet që do t’ia përforconin mesfushën me lojtarë që i përshtaten Maurizio Sarrit.

Miralem Pjanic nuk e bindi trajnerin italian me paraqitjet e tij dhe ai tashmë po përfshihet në shumë thashetheme për shkëmbime.

Siç raportohet së fundmi nga mediet italiane, Juve dhe PSG janë afër marrëveshjes për shkëmbimin e Miralem Pjanic me Marco Verratti.

Pjanic lidhej edhe me një kalim të mundshëm te Barcelona, por këta të fundit refuzojnë të heqin dorë nga Arthur Melo, që është dëshira e Juves.

Mbetet të shihet se me cilën fanellë do ta nis sezonin tjetër mesfushori boshnjak.


Shtuar 8.06.2020 09:19