Ndodh sërish në Gjermani, ndërpritet ndeshja për shkak të banderolave fyese

Përsëritet rasti i djeshëm në Bundesligë, ndeshja mes Herthës dhe Wolsbourg është ndërprerë për disa minuta për shkak të disa banderolave fyese.

Në një prej banderolave ishte shkruar “Dënimet kolektive të vitit 2017 u shfuqizuan, tani u gjykuan dhe ndërmori dy hapa pas. Fuck you DFB!”, ndërsa në një tjetër ishte vendosur fytyra e presidentit të Hoffenheim e shënjestruar nga një snajper.

Pas qetësimit të situatës ndeshja ka rinisur dhe rezultati është 1-0 në favor të Hertha Berlin.


Shtuar 1.03.2020 13:54