Serie A do të ketë fatin e League 1? Ministri italian i Sporteve jep deklaratën e fortë

Teksa optimizmi për rifillimin e Serie A po shtohej dita ditës, një goditje e fortë ka ardhur ditën e sotme nga Ministri talian i Sporteve, Vincenzo Spadafora.

Spadafora shprehet: “Rifillimi i kampionatit të futbollit duket një rrugë gjithnjë e më e ngushtë. Rifillimi i stërvitjes nuk do të thotë rifillimi i kampionatit”.

Të lidhura

None found

“Apeli për t’i bërë Ligës së Futbollit është të filloni të mendoni për një plan alternativ. Franca ka pezulluar përfundimisht kampionatin, mund të bëhet shembull evropian”, shtoi ministri italian i Sporteve, duke lënë të kuptohet që edhe Serie A mund të ndjekë shembullin e Francës, e cila e pezulloi sezonin futbollistik.


Shtuar 29.04.2020 08:58