U zhduk! Koreja e Veriut po përgatitet për funeralin e Kim Jong-ut? (FOTO LAJM)

Diktatori Kim Jong-un, nuk është parë në publik që prej 11 prillit, kjo ka bërë që mediat të aludojnë se ai ka ndërruar jetë pas një operacioni në zemër, por asgjw nuk wshtw akoma zyrtare.

Imazhet satelitore, nxjerrin në pah ndërtime të strukturave të mëdha parade, në Korenë e Veriut, kjo shton akoma më shumë hijet e dyshimit mbi shëndetin e diktatorit suprem, Kim Jong-un.

Imazhet e publikuara nga “Planet Labs”, tregojnë ndërtesat e përkohshme, të cilat zakonisht përdoren për paradat ushtarake, duke u instaluar në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pyongyang.

Gjerësisht nëpër mediat e huaja është aluduar se vendi, është mbërthyer nga koronavirusi dhe paradat ushtarake këto kohë, do të ishte thuajse e pamundur që të bëheshin, shkruan The Sun.

Por ato mund të zhvillohen vetëm për një lajm tragjik, siç mund të jetë vdekja e Kim Jong-un.


Shtuar 29.04.2020 08:50