Sarri dëshiron një mbrojtës anësor, “piketohet” Palmeri i Chelsea

Juventusi ka shfaqur probleme të mëdha këtë sezon nga krahët e mbrojtjes dhe tentativa për Kurzawan në Janar e konfirmon këtë fakt. Duke menduar për sezonin e ardhshëm, Mauricio Sarri i ka dhënë indikacione drejtorit sportiv, Paratici, për të tentuar brazilianin Emerson Palmieri nga Chelsea.

Bëhet fjalë për një operacion për verën e ardhshme për një lojtar që Sarri e njeh mirë dhe e admiron, por nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi 25-vjeçari është titullar me Lampardin dhe do të nevojitet një ofertë prej 40 milionë eurosh për të tunduar drejtuesit e bluve të Londrës.


Shtuar 5.02.2020 13:39