“Sa shoqe jeni? Mund të vini”, Publikohet biseda ku 2 lojtarët futin në hotel vajzat (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, dy talentet e Anglisë, Mason Greenwood (18-vjeç) dhe Phil Foden (20-vjeç), futën në hotelin e kombëtares fshehurazi tre femra.

Pas këtij veprimi, trajneri Gareth Southgate i largoi dhe nga kombëtarja e “Tre Luanëve”.

Të lidhura

None found

Pak çaste më parë, mediat britanike kanë zbardhur edhe bisedën mes dy talenteve anglezë, dhe femrave që kanë sjellë fshehurazi në hotelin ku grumbullohej kombëtarja e Anglisë.

Lojtari 1 – “Alo? Ma thuaj sërish, çfarë po më thoshe në Snap? (Aplikacioni Snapchat).”

Vajza – “Hahaha. Me thuaj çfarë plani ke?”

Lojtari 1 – “Çfarë plani po thua?”

Vajza – “Mmmmmmm….”

Lojtari 1 – “Plani im varet nga ajo që ti do”.

Lojtari 2 – “Shoku im të tha se ‘Varet çfarë dëshiron ti’”.

Vajza – “Ne mund të vijmë në hotel, por a jeni të sigurt që mund të na merrni brenda?”

Lojtari 1 – “Pse dëshironi që të vini në hotel?”

Lojtari 2 – “Çfarë po mendoni saktësisht, na e thoni”.

Vajza – “Goca, çfarë po mendoni? Do të ikim?”

Lojtari 1 – “Sa shoqe jeni? Mund të vini”.


Shtuar 8.09.2020 23:35