Ronaldo stërvit vajzën 2-vjeçare, pamjet bëjnë bujë në rrjetet sociale (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka postuar një video tejet emocionuese duke stërvitur me vajzën e tij Alana.

35-vjeçari publikoi videon në rrjetet sociale teksa shihet duke stërvitur me vajzën e tij 2-vjeçare.

Tifozët kanë mbetur të mrekulluar nga kjo stërvitje e lezetshme e yllit portugez.

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo përfshin fëmijët e tij në stërvitje teksa më herët një gjë të tillë e kishte bërë edhe me djalin e tij Cristiano Jr.


Shtuar 11.02.2020 16:21