Pranohet kërkesa e ADFD, Gjykata rrëzon Ministrinë e Financave

Padia e kompanisë “Albanian Duty Free Development” për shfrytëzimin e dyqaneve Duty Free në Rinas për 5 vitet e ardhshme është pranuar nga Gjykata Administrative.

Gjykatësi Avni Sejdi ka shfuqizuar urdhrin e Ministrisë së Financave, që i anuloi kompanisë lejen e shfrytëzimit, në një kohë që fituese e tenderit për hapësirat duty free në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, të zhvilluar nga TIA vitin e kaluar u shpall kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF).

Në seancën e kaluar, kompania “ADFD” tha se licenca iu hoq pa të drejtë dhe nuk ishte informuar nga TIA se oferta e saj për rinovim nuk ishte pranuar.

Që prej korrikut të vitit të kaluar, kur nënshkroi dhe kontratën me Tirana International Airport (TIA) shoqërinë që administron aeroportin e Tiranës, kompania amerikane nuk ka mundur të marrë në zotërim zonën e dyqaneve “duty free”.

Përmes një sërë padish në gjykata, Albania Duty Free Distribution (ADFD), kompania e cila ka administruar zonën “duty free” që prej viteve 2000, nuk u largua.


Shtuar 11.02.2020 16:23