Ronaldo “Fenomeni”: Perez punësonte staf të sigurimit për të ndaluar festat e mia, por unë i dribloja dhe ata

Ronaldo u bashkua me Real Madridin më 2002 dhe ndërsa ai ishte një talent i jashtëzakonshëm, ai gjithashtu shijoi një mënyrë të ‘çmendur’ jetese jashtë fushe.

‘Fenomeni’ ka treguar historinë gazmore të punësimit të sigurimit nga Real Madridi për ta ndaluar atë të organizojë “party”, por Ronaldo tregon se disa nga rojet u bashkuan me atë në festë.

R9’ do të festonte rregullisht në kryeqytetin spanjoll dhe në një intervistë me Jorge Valdano, ai zbuloi se sa e bezdiste presidenti Florentino Perez.

“Ishte një kohë e mrekullueshme pasi Reali dhe qyteti i Madridit është kombinimi më i mirë i klubit dhe qytetit që mund të gjesh”, ka thënë fillimisht Ronaldo ai në intervistën për Movistar +.

“Florentino vendoste staf të sigurisë te dera për të më ndaluar. Unë përfundova duke i dribluar edhe ata. Disa madje u bashkuan në festë!”.

“Ekziston një legjendë për të gjitha, më shumë sesa ajo që ishte në të vërtetë. Ndonjëherë unë ndoshta bëja party [festa] shumë, por në të vërtetë nuk ishte kështu. Unë gjithmonë kam qenë shumë i përgjegjshëm dhe jam përpjekur gjithmonë të mos lëndoj trupin tim.

“Po, pasi fitoja ndeshjet më pëlqente të festoja … por kjo ndodhte shpesh, ky ishte një problem!”, përfundoi legjenda braziliane.


Shtuar 10.09.2020 07:33