Roma kërkon me ngulm Elseid Hysajn, tratativat vazhdojnë me agjentin e tij

Roma është në kërkim të një mbrojtësi krahu pas largimit të Florenzit. Elseid Hysaj prej kohësh është në listën e skuadrës verdhekuqe, teksa prej muajsh kanë nisur tratativat me klubin e Napolit.

Agjenti i tij Mario Giuffredi e ka bërë me dije diçka të tillë, ndërsa duket se futbollisti e ka vendosur se do të largohet nga napolitanët pas një sezoni me shumë oshilacione.

Roma mbetet destinacioni i preferuar i futbollistit shqiptar sipas asaj që shkruan sajti i gazetarit Alfredo Pedulla. Mbrojtësi i krahut të djathtë kërkohet në kryeqytet, pasi Roma ka nevojë për një mbrojtës krahu. Hysaj nuk është i shtrenjtë dhe ka shumë eksperiencë në Serie A. Ai ka vite që luan fillimisht me Empolin dhe më pas me Napolin.


Shtuar 24.05.2020 14:44