Rikthehet pas 10 muajsh, Sule kërkon Championsin

Niklas Sule u rikthye me Bayernin në miqësoren ndaj Marseille.

Edhe pse vetëm një pjesë loje, Sule tregoi se ishte rikuperuar 100 % nga dëmtimi i 10 muajve më parë.

Të lidhura

None found

“Unë nuk kam qenë në stërvitje me skuadrën për një kohë të gjatë. Nuk ishte një periudhë e lehtë për mua, sepse nuk mendoja se do të qëndroja jashtë kaq gjatë. Pas 10 muajsh luajta ndeshjen e parë dhe ritmi im i lojës nuk është ende ai normal”, tha lojtari i kombëtares gjermane.

“Gjithsesi, ndihem shumë mirë, pasi kam punuar fort si në fushë, ashtu sikurse në palestër. Fizikisht ndihem i fortë, por akoma më mungon ritmi, zhdërvjelltësia në lojë”.

“Liga e Kampionëve? Kam investuar shumë kohë dhe djersë për të qenë pjesë e skuadrës në këtë turne të rëndësishëm. Shpresoj që të shkojmë sa më larg dhe pse jo ta sjellim trofeun në Mynih pas kaq shumë kohësh”, deklaroi ai.


Shtuar më 2.08.2020 16:05