“Rifillimi i sezonit në Serie A duket i pamundur”

Zëvendësministri i shëndetësisë në Itali, Pierpaolo Sileri, ka rrëfyer se ideja që Serie A të rinisë këtë sezon është “e largët”.

Klubet në Itali kanë pritur që pas 4 majit të rifillojnë stërvitjet, me qëllimin që kampionati të rikthehet në qershor, si pjesë e masave të fazës së dytë.

Sidoqoftë, Kryeministri Giuseppe Conte konfirmoi se masa do të zbatohej vetëm për sportet individuale dhe Sileri tani ka hedhur dyshime të mëtutjeshme që futbolli të rikthehet për sezonin 2019/2020.

“Duket e pamundur për mua në këtë moment”, është përgjigjur Sileri në pyetjen se kur mundet Serie A të rikthehet.

“Nuk është një lojë tenisi apo kampionat i F1. Në futboll ka një kontakt fizik mes lojtarëve, kështu që mund të ekzistojë rreziku i përhapjes së virusit”.

“Unë jam i shqetësuar për shëndetin e sportistëve tanë”.


Shtuar 29.04.2020 15:26