Do të ulen pagat e pensionet? Rama u përgjigjet prerë shqiptarëve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave dhe kritikave pas deklaratës së mund të ulen rrogat dhe pensionet për të kaluar krizën ekonomike për shkak të COVID-19.

Kjo deklaratë u bë fillimisht nga ish-ministri Beqja i cili e dha si mendim të tij në Kuvend dhe më pas u aludua se do të kthehet në vendim të qeverisë.

Të lidhura

None found

Gjatë një deklarate në Facebook, kryeministri Rama në bashkëbisedim me qytetarët ka deklaruar se kjo nuk është aspak e vërtetë.

“Nuk do të ketë asnjë ulje pagash, pensionesh, nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë. Fakti se u dha një mendim, nuk do të thotë se do kthehet në vendim.

Qeveria nuk e ka diskutuar dhe nuk do t’a diskutojë pasi nuk do të ketë shkurtime. Nëse do të ketë prekje në paga apo pensione, do të jenë për t’u rritur…”- tha ndër të tjera kryeministri Rama. /albeu.com/


Shtuar 29.04.2020 15:27