“Respekto 1 metërshin”, dikush nuk mban dot distancën me Rike Roçin (FOTO LAJM)

Rike Roçi prej disa ditësh është izoluar në shtëpi në Milano.

Ajo është shprehur se ndodhet në një provincë të shpallur zonë e kuqe.

Dhe një nga rregullat kryesore që duhet ndjekur me kujdes për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, është mbajta e distancës 1 metër larg nga njëri-tjetri.

Por duket se Rike Roçi ka një problem të vogël.

Duke bërë shaka, ish-banorja e “Big Brother” ka postuar në “Instastory” një fotografi të frigoriferit.

“Unë largohu ai afrohu!!! Unë largohu aiiiii drejt meje, po ik o frigorifer ikkkk. Respekto 1 metershin. Frigoriferi im nuk respekton distancën me mua”, shkruan Rike në postimin në “Instastory”.


Shtuar 13.03.2020 09:54