Rekord tifozësh, ja sa bileta janë shitur sot për derbin Tirana-Partizani

Tirana-Partizani është padyshim supersfida e javës së 24 në Kategorinë Superiore e cila do të luhet të premten në impiantin modern “Air Albania.

Burime për RTV ORA bëjnë me dije se deri në orën 18:00 janë shitur 10 mije bileta.

Kujtojmë që bileta për këtë sfidë kane dal sot në shitje në orën 9:00.Këto shifra ‘përkthehen’ me një interesim të jashtëzakonshëm të tifozëve për të parë nga afër emocionet e një dueli i cili pritet të vendos shumë për fatet e dy ekipeve legjendare në futbollin shqiptar.

Tirana kryeson aktualisht Superligën me 44 pikë 6 më shumë se rivalët e përjetshëm të kryeqytetit, Partizanit.


Shtuar 25.02.2020 17:21