7 të vdekur nga koronavirusi, sa të sigurta janë udhëtimet për në Itali?

Mes vendit tonë dhe Italisë, ku kanë ndërruar jetë 7 persona nga koronavirusi, ka udhëtime të shpeshta.

Pas shpërthimit të koronavirusit në Itali, është vënë re një dyndje e madhe shqiptarësh të cilët janë kthyer në Shqipëri.

Sa të sigurta janë sot këto udhëtime?

Për të gjithë ata që kanë prerë biletat, Angelo Borrelli, Kreu i agjencisë së Mbrojtjes Civile të Italisë, ka treguar se çdo gjë është në kontroll.

Thuhet se Italia ka marrë masa të jashtëzakonshme dhe virusi është i izoluar në pak qytete.

Qytetet si, Codogno, Castiglione d’Adda, Casalpusterlengo, Fombio, Maleo, Somaglia, Bertonico, Terranova dei Passerini, Castelgerundo dhe San Fiorano në Lombardi dhe Vo ‘Euganeo në Veneto janë izoluar për të mos u përhapur virusi.


Shtuar 25.02.2020 17:28