Rekord historik me Monzën në Serinë B, Berlusconi nuk ngopet

Presidenti legjendar i Milanit, Silvio Berlusconi, ka festuar ngjitjen e ekipit të tij, Monzës në Serie B.

Ai së bashku me bashkëpunëtorin e viteve të arta, Adriano Galliani, po ringrenë ekipin e Monzës dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Dytë.

Numri një i klubit ka folur në lidhje me suksesin e ekipit të tij. “Monza në Serie B? Nuk e kam vënë kurrë në dyshim. Monza e dominoi dhe ishte gjithmonë në majë. Ne ishim 16 pikë përpara në vetëm 26 javë të luajtura dhe më pas duhej të ndalnim. Ne do të ngjitemi për të qenë në krye të Serie B.

“Kalimi në Serie A do të varet nga shumë faktorë që janë të paparashikueshëm. Ne do të bëjmë më të mirën për ta ngjitur ekipin në Serie A. E kam ndjekur gjithmonë Monzën me simpati të madhe”, – tha Berlusconi.


Shtuar 8.06.2020 19:34