Real Madridi me dy mungesa të rëndësishme përballë Espanyol

Luka Modric dhe Ferland Mendy nuk do të jenë në dispozicion të Zinedin Zidane për ndeshjen e fundjavës përballë Espanyol.

Me kartonat e verdhë ndaj Mallorca kroati dhe francezi tani kanë mbledhur pesë kartonë gjatë sezonit, dhe do të pezullohen për duelin në Cornella.

Casemiro do të kthehet pas pezullimit të tij kundër Mallorca, dhe Toni Kroos, i cili erdhi si zëvendësues në pjesën e dytë, ka të ngjarë të startojë.

Marcelo më pas do të hyjë në vend të Mendy, meqenëse dyshja kanë qenë në rotacion që nga rifillimi i La Liga.


Shtuar 25.06.2020 07:35