PSG-ja nuk bën kompromis pë Cavanin, Atleticos nuk i mbeten dhe shumë kohë

PSG vazhdon të refuzojë afertat e Atleticos për Edison Cavanin pasi ato nuk janë aty ku dëshiron klubi parisien.

Oferta e fundit ishte 15 milion euro, por kjo shifër nuk i ka bindur drejtuesit e klubit që kërkojnë jo më pak se 20 milion euro.

Madrilenët kanë ende 72 orë në dispozicion para se të mbyllet afati i transferimit të futbollistëve, ndërkohë që mes Cavanit dhe drejtuesve të “Los Colchoneros” është arritur prej kohësh marrëveshja. Pengesë është shuma që kërkon PSG.

Sulmuesi nuk ka më vend në radhët e klubit parizien, diçka e tillë është konfirmuar edhe nga trajneri Tuchel, i cili ka deklaruar se ndihet i keqardhur për një vendim të tillë, por që duhej marrë, pasi Cavani është një sulmues cilësor.

Futbollisti, ndërkohë, ka refuzuar t’i bashkohet ekipit në stërvitje, duke lënë të kuptohet se largimin nga kampionët në fuqi të Francës e kërkon me çdo çmim.

Marrëdhëniet mes palëve tashmë janë krisur, Atletico nuk ka rrugë tjetër veçse të ofrojë shumën e kërkuar nga PSG.


Shtuar 29.01.2020 13:33