Probleme me zemrën, shtrohet në spital trajneri legjendar

Trajneri i Kombëtares së Holandës, Ronald Koeman, është shtruar me urgjencë në sptial këtë të diel, shkaku i problemeve në zemër.

57-vjeçari është marrë nga shtëpia e tij me ambulancë, por bashkëshortja e tij, Bartina, ka bërë të ditu se gjendja e tij është stabilizuar pas ndërhyrjes kirugjike.

Koeman është në drejtim të Holandës prej pak më shumë se dy vitesh dhe ka udhëhequr kombëtaren drejt kualifikim në Euro 2020, kompeticion që është shtyrë për vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë.


Shtuar 3.05.2020 18:37