Premier League në rrezik, data e rifillimit të mund të shtyhet për fund të qershorit

Një propozim për të shtyrë rifillimin e Premierligës për 26 qershor pritet të marrë dritën e gjelbër gjatë kësaj jave, shkruajnë mediet angleze.

“The Sun” shkruan se klubet janë pro shtyrjes së datës 12 qershor për rifillimin e edicionit.

Data gjithmonë është përshkruar si e ndryshueshme nga shefi ekzekutiv i Premierligës, Richard Masters dhe duket se ajo do të ndryshohet.

Një raund i tretë testimesh për koronavirus do të bëhet gjatë kësaj jave para se klubet të marrin vendimin për fazën e dytë të stërvitjeve.

Klubet gjithashtu mund të merren vesh për datën e re të rifillimit gjatë konferencës së Premierligës të enjten.


Shtuar 25.05.2020 14:14