Plas në Spanjë, arrestohet ish-gjyqtari i La Ligas

Ish-arbitri i La Ligas, Jose Luis Paradas Romero, është arrestuar nga policia në Spanjë. Ai u vu nën pranga me akuzën e ngacmimit.

Prestigjozja Diaro ka zbuluar se se ai ka ngacmuar një zyrtar tjetër, Juan Cassa, anëtar i Këshillit të Qytetit të Malaga.

Ish-gjyqtari që ka drejtuar 90 ndeshje futbolli e ka marrë për 3 muaj radhazi gjatë ditës dhe gjatë natës me numër privat duke e shqetësuar.

Shtëpia e Cassas u sulmua dhe iu vë zjarr, ndërsa zyrtari deklaroi se kishte pasur ngacmime. Policia bëri hetimet dhe zbuloi numrin dhe personin që fshihej pas tyre.


Shtuar 10.09.2020 20:16