Pjanic zbulon çfari i tha Ronaldo kur vendosi të transferohej në Barcelonë

Miralem Pjanic këtë verë u largua nga Juventus, për t’iu bashkuar Barcelonës në La Liga.

Mesfushori u përfshi në një marrëveshje mes Juventusit dhe Barcelonës, duke bërë që Arthur të kalonte te kampionët e Serie A.

Pjanic në një deklaratë për mediet në Spanjë, ka zbuluar fjalët që ia ka thënë Cristiano Ronaldos.

“Cristiano Ronaldos nuk i pëlqeu që unë po largohesha nga Juventus”, ka deklaruar Pjanic.

“Ai më tha gjithashtu se do të argëtohem shumë në një ekip të shkëlqyeshëm si Barcelona”.


Shtuar 24.09.2020 09:32