Barcelona ka prezantuar përforcimin e ri, Miralem Pjanic.
Miralem Pjanic është prezantuar si futbollist i ri i Barcelonës.
Klubi katalan ka prezantuar përforcimin e ardhur nga Juventus në një konferencë për media ku ai u shfaq i shoqëruar nga presidenti Josep Maria Bartomeu.
Pjanic iu bashkua Barcelonës në marrëveshje shkëmbimi me Arthur Melon i cili nënshkroi me Juventusin.
Pjanic ka zgjedh numrin 8 që i takonte legjendës së klubit, Andres Iniesta.
Mesfushori boshnjak ka nënshkruar kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2024 dhe ka klauzolë me vlerë prej 400 milionë euro.