Pjanic “mposht” karonavirusin, gati ti bashkohet Barcelonës

Mesfushori boshnjak i Barcelonës, Miralem Pjanic, njoftoi këtë të martë se ai është testuar sërish dhe ka dal negativ për coronavirus.

Kjo ka ndodhur 17 ditë pasi doli pozitiv për herë të parë, kështu që ai planifikon të bashkohet me skuadrën në stërvitje në ditët në vijim.

“Sot kam marrë konfirmimin se jam testuar negativisht në provën e parë. Do t’i nënshtrohem edhe një testi të dytë sot dhe nesër do të di rezultatet, ka thënë Pjanic për portalin sportiv boshnjak Sport.

Portali thekson se nëse gjithçka shkon mirë, Pjanic do të udhëtojë nesër ose të enjte në Barcelonë , ku do t’i nënshtrohet edhe një tjetër testi për coronavirus dhe më pas do të bashkohet me ekipin.

Pjanic erdhi si përforcim i ri në Barcelonë nga Juve, pasi nënshkroi qershorin e kaluar.

Ai doli pozitiv më 22 gusht dhe kaloi dy javë në izolim në shtëpinë e tij në Itali.


Shtuar 8.09.2020 16:10