Piatek te Tottenhami për shumën e majme

Krzysztof Piatek ka qenë një ndër emrat më të lakuar të ditëve të fundit në merkato.

Ardhja e Ibrahimovic në Milano bëri që Piatek të mos e ketë vendin e sigurt dhe të mendojë largimin.

Forma e tij e dobët duket se ka bindur edhe Milanin ta shesë për ta bërë një burim të mirë të ardhurash.

Mediat angleze raportojnë se Tottenham do të jetë klubi i ri i polakut.

Shifra e transferimit të Piatek do të jetë 28 milionë euro, plus bonuse të tjerë në varësi të paraqitjeve.

24-vjeçari largohet pas vetëm një viti në Milano. Kuqezinjtë e morën nga Genoa janarin e shkuar për 35 milionë euro, në një kohë kur ai ishte golashënuesi më i mirë në Serinë A.

Kjo lëvizje “rrufe” e Tottenhamit vjen direkt pas dëmtimit të Harry Kane, i cili pritet të kthehet në muajin prill.

Në këto kushte Mourinjo nuk ka asnjë qendërsulmues të mirëfilltë dhe ndërhyrja në këtë merkato është bërë e domosdoshme.


Shtuar 10.01.2020 12:37