Pas 12 vitesh, ylli i Bayernit ndihet i tradhtuar nga klubi

David Alaba me siguri do të largohet nga Bayern Munich pas 12 vjetësh qëndrim.

Futbollisti austriak ka mbërritur në Mynih si një 15 vjeçar, dhe nga ajo ditë, të gjitha sezonet profesionale i ka kaluar te bavarezët, për një huazimi një vjeçar të kaluar te Hoffenheim.

Kontrata e tij me Bayernin skadon në verën e vitit 2021, dhe negociatat për një marrëveshje të re, ende nuk kanë filluar.

Bild raportoi se arsyet e vonimit të negociatave është se Alaba ndihet i mashtruar.

Katër vjet më parë, derisa po negocionte kontratën e re, drejtuesit e klubit atij i premtuan që do të luante në mesfushë në vend të mbrojtjes.

Pas katër vjetësh, 27 vjeçari Alaba kuptoi se ishte i mashtruar dhe pjesën më të madhe e kaloi si mbrojtës i krahut të majtë apo i qendrës./


Shtuar 26.03.2020 08:18