Ndeshje e “çmendur”, shënohen tre gola në 20 minutat e para në Partizani – Besëlidhja

Në “Elbasan Arena” po zhvillohet një ndeshje e çmendur mes Partizanit dhe Besëlidhjes e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Vetëm 20 minutat e para janë shënuar 3 gola të shpejtë. Fillimisht ishte Besëlidhja e cila ka kaluar në avantazh 0-1 me anë të Arsen Hajdarit (5’), ndërsa barazimi vjen 3 minuta më pas me Bruno Telushin.

Golin e avantazhit për të kuqtë e shënoi Bruno Telushi nga pika e bardhë e penalltisë.

Partizani është duke kërkuar përmbysjen e madhe ndaj Besëlidhjes, pasi ndeshjen e parë e ka humbur me rezultatin 3-0.


Shtuar 12.02.2020 13:38