Operohet Florian Marku, ja gjëndja e tij

Florian Marku përmes një postimi ka treguar që është operuar.

Ai ka thënë që dëshiron ta bëjë të ditur që për disa vite ka pasur dorën e djathtë të lënduar ndaj edhe kishte boksuar më shumë me dorën e majtë.

Postimi i boksierit:

“Faleminderit ZOTIT. Përshëndetje të gjithëve. Unë thjesht dua t’ju bëj të ditur të gjithëve se unë kam pasur një dëmtim në dorën time të djathtë prej shumë vite dhe siç keni parë nga luftimet e mia unë kam përdorur vetëm dorën time të majtë shumë sidomos në luftën time të fundit”.

“Sot bëra një operacion të vogël në dorën time për të korrigjuar problemin dhe tani e tutje do të jem në gjendje të përdorë të dyja duart. Unë u premtoj të gjithëve fansave të mi se do të kthehem më mirë dhe më i fortë se kurrë më parë, shumë shpejt”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.


Shtuar 27.01.2020 18:58