Pezullohet puna në Doganën e Hanit të Elezit

Pezullohet aktiviteti i Doganës në Hanin e Elezit në kufi me Maqedoninë e Veriut dhe burime bëjnë me dije se shkak është bërë licensa për operim.

Mbyllja e saj mësohet nga të njëjtat burime se është bërë për një afat të pacaktuar ndërsa të gjithë kamionët nga ora 00:00, duhet të devijohen nëpër terminalet e tjera.

Ndërkohë, dërgesat që janë në terminal dhe ato që do të futen deri në orarin e përcaktuar më sipër, do të vazhdojnë të zhdoganohen në ditë në vijim.


Shtuar 27.01.2020 19:12