Ofertë 2 milionë euro, Baren e duan në La Liga

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat spanjolle. Bëhet fjalë për të ardhmen e mesfushorit të Kombëtares, Keidi Bare.

Sipas prestigjiozes “Marca”, një tjetër klub ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit. Bëhet fjalë për Getafen, e cila është duke bërë mjaft mirë në La Liga.

Oferta e spanjollëve të cilët militojnë edhe në Ligën e Europës, mësohet të jetë tepër joshëse. Bëhet fjalë për plot 2 milionë euro.
Një shans i shkëlqyer për fierakun për të bërë një hap të rëndësishëm në karrierë. Në këtë operacion pritet të përfshihet edhe futbollisti tjetër i Malagas Antonin, i cili së bashku me Baren, pritet të kalojë te Getafe.

Pritet që në ditët e ardhme, palët të vendosin në lidhje me të ardhmen e futbollistit shqiptar. Në dukje oferta duket tepër joshëse, por janë drejtuesit e Malagas atë që do të vendosin nëse do e shesin Baren ose jo.


Shtuar 17.01.2020 18:28