Nuk preferohet nga Conte, në garë për Skriniar futet edhe PSG

Vazhdon të jetë në pikëpyetje e ardhmja e Milan Skriniar te Interi. Futbollisti pëlqehet nga klube të ndryshme europiane dhe zikaltrit po vlerësojnë me vëmendje çdo ofertë që po i paraqitet.

Sipas mediave italiane, në garë për kartonin e 25-vjeçarit është futur dhe Paris Saint Germain. Klubi francez për të arritur te mbrojtësi ka nisur bisedimet e para me agjentët e lojtarit.


Shtuar 1.09.2020 12:28