Nuk ka pësuar gol në dy ndeshje përballë Barcelonës, Courtois thyen rekordin 45 vjeçar

Reali triumfoi pastër 2-0 në “El Clasicon” e luajtur mbrëmjen e sotme ndaj Barcelonës, ndërsa në fazën e parë barazoi 0-0 në “Camp Nou”.

Në të dyja këto takime, Thibaut Courtois ka qenë fantastik dhe e ka mbajtur portën të paprekur në 180 minutat e luajtura ndaj Barcëss këtë sezon.

Kjo gjë nuk ndodhte prej 45 vitesh, kohë kur në portën e “Los Blancos” ishte Miguel Angel.

Kështu, Courtois futet në librat e historisë së Real, me belgun që bën të mundur diçka që mungonte prej 45 vitesh.


Shtuar 2.03.2020 08:21